Costa kreut të Listës Studentore në Serbi: Prioritet konstituimi i Parlamentit e Qeverisë, vendi i Serbisë në BE
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ilija Srdanović, të cilin e ka uruar për fitoren zgjedhore të Listës Studentore në Serbi. Costa ka theksuar se prioriteti tani është konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re pa vonesa, përmes një tranzicioni paqësor dhe me respektim të plotë të…
Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ilija Srdanović, të cilin e ka uruar për fitoren zgjedhore të Listës Studentore në Serbi.
Costa ka theksuar se prioriteti tani është konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re pa vonesa, përmes një tranzicioni paqësor dhe me respektim të plotë të rezultateve zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Costa ka ritheksuar se vendi i Serbisë është në Bashkimin Evropian dhe se BE-ja është e gatshme ta mbështesë rrugën e saj evropiane.
ka theksuar se fokusi duhet të jetë te reformat që qytetarët serbë kanë kërkuar, përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias. /Gazeta Express
Postimi i plotë:
Sapo zhvillova një bisedë të mirë telefonike me Dr. Ilija Srdanović.
E urova për fitoren zgjedhore të Listës Studentore në Serbi.
Prioriteti tani është konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re pa vonesa, përmes një tranzicioni paqësor dhe në respekt të plotë të rezultateve zgjedhore.
Vendi i Serbisë është në Bashkimin Evropian. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim rrugën e saj evropiane, me fokus të qartë në reformat që populli serb ka kërkuar: sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias.