Messi kthehet në stërvitje te PSG, gati për Man Cityn

Ylli argjentinas, Leo Messi duket se ka lënë anash lëndimin e tij që e pësoi në gju javën e kaluar, dhe tashmë është rikthyer në stërvitje me parisienët.

Sport

27/09/2021 12:38

Paris Saint-Germain ende nuk ka zbuluar nëse fituesi gjashtë herë i Topit të Artë do të jetë pjesë e planeve të tyre për përplasjen ndaj Manchester Cityt në ‘Parc des Princes’ në mesjavë, por ai është fotografuar në stërvitje të plotë me skuadrën.

PSG publikoi një video stërvitore 15-minutëshe të hënën, me Messin duke luajtur një pjesë të plotë në seancë, dhe kjo mund të nënkuptojë që argjentinasi mund të luajë të martën.

34-vjeçari mori një goditje të lehtë gjatë një dalje për PSG kundër Lyon më 19 shtator.

Kjo ishte vetëm paraqitja e tij e tretë për klubin e tij të ri që kur u transferua në ‘Parc des Princes’ pas largimit të tij të papritur nga Barcelona gjatë verës.

Ai nuk luajti në fitoren 2-0 të PSG ndaj Montpellier të shtunën, pasi u detyrua të shikonte nga tribuna por një rikthim i argjentinasit tani është afër që të ndodhë. /Lajmi.net