Të dielën mbahet klinika për trajnerët e Kosovës, ligjërojnë trajnerë të njohur

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës organizon klinikën për trajnerë të basketbollit.

Sport

17/09/2021 10:57

Për shkak të situatës me pandeminë, Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se klinika do të organizohet në formatin online.

Pjesëmarrja është obligative dhe është kusht për tu licencuar për edicionin garues 2021-2022.

Kjo klinikë do të mbahet me datën 19.09.2021 (e diel), prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Edhe këtë vit do të ligjërojnë ekspertë të njohur ndërkombëtarë si; Bill Peterson dhe John Jakus nga SHBA, Ridvan Ekmekci dhe Ahmet Çaki nga Turqia

Orari dhe përmbajtja e Klinikës është si vijon:

LIGJËRUESI DATA DHE ORA E LIGJERATËS TEMA

RIDVAN EKMEKCI 10:00-11:00 PËRGATITJA MENTALE E BASKETBOLLISTËVE DHE TRAJNERËVE

BILL PETERSON 11:10-12:10 ZHVILLIMI I AFTËSIVE INDIVIDUALE TË BASKETBOLLISTIT

AHMET ÇAKI 12:20-13:30 SWITCHING OFFENSE

JOHN JAKUS 13:45-14:45 HAPËSIRA NË SULM