Kryshefja Ekzekutive e Postës, Fakete Kadiu thotë se trajtimi i tri sindikatave do të jetë i barabartë në përputhje me ligjin
Pas publikimit të artikullit me titull “Menaxhmenti i Postës së Kosovës formon sindikatë të re” nga lajmi.net ka regjur Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Fakete Kadiu dhe drejtori i Kontrolles, Gazmend Isufi.
Lajme
Kadiu ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në email, ndërsa Isufi nëpërmjet telefonit.
Ne po e paraqesim më poshtë reagimin e Kadiut pa ndërhyrje:
E nderuara redaksi e medias, lajmi.net,
Lidhur me artikullin tuaj të publikuar gjatë ditës së djeshme për formimin e sindikatës “Posta”, ku keni lakuar emrin tim,
Ju informoj se për themelimin e së njëjtës jam informuar përmes informimit zyrtar nga vet kryetari, z.Mirena, më 18.08.2021.
Punonjësit e përmendur si pjesë e kabinetit janë punonjës shumë vjeçar të Postës së Kosovës Sh.A., me kontrata të rregullta pune të angazhuar nga ish kryeshefat.
Trajtimi i tre sindikatave do të jetë i barabartë në përputhje me Ligjin.
Përpos prezantimit të gabuar të parimeve të mija bazë-trajtim i barabartë për të gjithë, ju keni gabuar edhe mbiemrin tim!
Personalisht çmoj punën e gazetarëve dhe i kuptoj sfidat tuaja, prandaj besoj se në të ardhmen do t’i konfirmoni informatat para publikimit të tyre!
Fakete Kadiu, U.D. Kryeshefe Ekzekutive e Postës së Kosovës
Sqarimi i Redaksisë:
Lajmi.net duke u thirr në burimet e veta ka shkruar se Sindikata e re e ka përkrahjen e Kryeshefes. Pos burimeve tona brenda Postës, këtë e kemi marrë për bazë, marr parasysh edhe faktin se nënkryetar i Sindikatës është zgjedh edhe shoferi saj (Kryshfes) . Ne askund nuk kemi thënë se Kadiu nuk do të ketë trajtim të barabartë edhe për dy Sindikata të tjera që ekzistojnë tash e sa kohë.
Lajmi.net i kërkon falje zonjës Fakete Kadiu, që në një vend mbiemrin ia ka shkruar Kadriu, por ne këtë e kemi rregulluar menjëherë dhe bëhet fjalë vetëm për një gabim teknik.
Nga ana tjetër, drejtori i Kontrollit, Gazmend Isufi ka thënë se nuk qëndron prapa dhe nuk përkrahë asnjë Sindikatë.
Në këtë rast lajmi.net ka bërë një lëshim teknik, ku e kemi rregulluar pasi e kemi pasur për qellim të themi se “Sindikata ka përkrahjen e Drejtorisë së Kontrollit, që udhëhiqet nga Gazmend Isufi”. Kjo meqë shumica e anëtarëve vinë nga ky departament. Përpos këtyre dy gabimeve teknike lajmi.net qëndron prapa artikullit në terësi. /Lajmi.net/