Menaxhmenti i Postës së Kosovës formon sindikatë të re
Shoqata Sindikale “Posta”. Kështu quhet sindikata me e re e Postës së Kosovës, e cila për ka numri është e treta sindikatë në këtë Ndërmarrje.

Lajme
Para pak ditësh është formuar një sindikatë e re në Postën e Kosovës. Sindikata, sipas burimeve të lajmi.net ka mbështetjen e Kryshefes së re të Postës, Fakete Kadiu dhe të Drejtorisë së Kontrollit, që udhëhiqet nga Gazmen Isufi.
Mësohet se pjesë e kësaj sindikatë janë kompletë Departamenti i Kontrollës, duke filluar nga vet kryetari dhe anëtarët tjerë të kryesisë.
Me datë 18.08.2021, shoferi i Kryshefes e ka publikuar në rrjetin social facebook formimin e Sindikatës, dhe ka deklaruar se ai është nënkryetar i saj, ndërsa kryetar Liridon Mirena.
“Sot me indinjat te thelle kam dhënë dorëheqje pa revokueshme nga te gjitha pozitat Sindikale dhe me kërkesë fillestare te 150 punonjëse tanë sot e kemi hapur SHOQATEN SINDIKALE “POSTA ” ku me pozitë jam Nen Kryetar i Sindikates në krye me LIRIDON MIRENEN Kryetar – Antarë i kryesisë z. SAMI MAQEDONCIN dhe vazhdojmë me tutje me njerez te devotëshem te paster te pa korruptuar faqe bardhe para punëtoreve tanë . Nga ky shkrim i imi shume emocional ju beje thirrje shoqërore kolegiale te me bashkoheni ne rrugetimin Sindikal të Shoqatës Sindikale” Posta ” dhe do jem si gjithmonë zëri i tyre siç isha deri sot”, ka shkruar Morina.
Mësohet se personat që jenë në kryesi të Sindikatës janë avancuar në ndërmarrje para pak ditësh.
Pas dorëheqjes së Rafet Jasharit nga pozita e kreut të Postës së Kosovës, Bordi Drejtues para një muji ka emëruar ushtruesen e ri të detyrës së kryeshefit, Fakete Kadiu. Jashri kishte thënë se ka dhënë dorëheqje Gjatë për arsye personale.
Jashari u emërua ud. i Kryeshefit të Postës së Kosovës, pas shkarkimit të Xhevdet Smakiqit, në kohën e të cilët u hapën konkurset për avancime./Lajmi.net/
Lexo edhe:
Raporti i inspektoratit të Postës: Xhevdet Smakiqi e dëmtoi ndërmarrjen me mijëra euro