ZYRTARE: Jan Palokaj transferohet tek Prishtina

KB Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e ri.

Sport

31/07/2021 14:26

KB Prishtina po vazhdon me përforcimin e skuadrës para fillimit të sezonit, 2021/22, transmeton lajmi.net.

Përforcimi më i ri është basketbollisti dhe reprezentuesi i Kroacisë, Jan Palokaj

Palokaj me skuadrën e Zadarit kishte fituar Kupën e Kroacisë dhe Ligën në edicionin e fundit.

Lajmin për transferimin e 20 vjeçarit e ka bërë Sigal Prishtina përmes llogarisë zyrtare në Facebook./Lajmi.net/