PSG, klubi më aktiv në transferime

Gjiganti francez Paris Saint-Germain po dominon në afatin kalimtar të verës.

Sport

09/07/2021 22:03

PSG deri më tani ka zyrtarizuar tre përforcime shumë cilësore, shkruan lajmi.net.

‘Parisienët’, kanë transferuar Georginio Wijnaldum dhe Sergio Ramos si futbollist të lirë, dhe kanë shpenzuar 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e njërit ndër mbrotjësit e djathë më të mirë në botë Achraf Hakimi.

Klubi francez nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq pasi portieri Gianluigi Donnarumma pritet të transferohet në Francë pas Kampionatit Evropian, përveç tij janë në bisedime edhe me yllin e Man Utd Paul Pogba.

Sezoni i kaluar nuk ishte edhe aq pozitiv për francezët të cilët nuk arritën të fitojnë titullin në Francë e as në Ligën e Kampionët, gjë që ka shtyrë ‘sheikët’ e klubit të bëjnë shpenzima faraonike për ta rikthyer skuadrën në luftë për të gjitha trofet. /Lajmi.net/