Ramos merr numrin 4, Kehrer do ta ndryshojë numrin e tij
Sergio Ramos është lojtari më i ri i Paris Saint Germain.
Sport
Sergio Ramos është prezantuar si lojtari më i ri i Paris Saint Germain, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, me prezantimin e tij u bë e ditur që ai do ta marrë numrin 4, numër të cilin deri tani e kishte mbajtur Thilo Kehrer.
Ende nuk dihet numri i ri i Kehrer, por një gjë është e sigurt. Atij i është hequr numri 4 të cilin do ta mbajë Sergio Ramos.
“Numri 4 më ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës time dhe më vjen mirë që do ta mbaj edhe tek PSG. Të them të drejtën tani ai është pjesë e karrierës time, më ka sjellë fat dhe shpresoj ta bëjë të njëjtën edhe tek PSG”, deklaroi Sergio Ramos./Lajmi.net/