‘Epoka e re’ e PSG-së, gjiganti francez brenda muajit zyrtarizon tri top transferime

PSG këtë muaj do kompletojë tre top transferime.

Sport

04/07/2021 21:50

“Parisienët” që disa vite duan me ngulm trofeun e Ligës së Kampionëve, por ende nuk ia kanë dal, pavarësisht përpjekjeve të shumta, mirëpo të pasuksesshme, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e PSG-së, sheikët nga Arabia Saudite në krye me presidentin Nasser Al-Khelaifi për ta realizuar këtë super objektiv, kanë bërë transferime të mëdha ndër vite.

Sidoqoftë, transferimet ende nuk kanë të ndalur, ngase PSg pos Geroginio Wijnaldum që e zyrtarizuan para disa javëve, brenda këtij muaji do kompletojnë edhe tri top transferime.

Bëhet fjalë për Gianluigi Donnarumma si agjent i lirë nga AC Milan, Sergio Ramos si agjent i lirë nga Real Madrid dhe Achraf Hakimi nga Inter për plotë 80 milionë euro.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se marrëveshjet do bëhen zyrtare këtë muaj, me Hakimin dhe Donnarumman që kanë nënshkruar kontratat deri në vitin 2026, derisa Ramos do bëj testet mjekësore, pastaj do nënshkruajë deri në vitin 2023./Lajmi.net/