Nisin negociatat mes PSG-së dhe Sergio Ramos
Qendërmbrojtësi Sergio Ramos ndoshta së shpejti do t'i bashkohet gjigantit francez, PSG.
Sport
Sipas mediumit francez L’Equipe, komunikimi mes 35-vjeçarit dhe “Parisienëve” tashmë ka nisur, transmeton lajmi.net.
Kontakti i fundit ka qenë para 10 ditëve, derisa klubi francez është duke konsideruar ta kompletojë transferimin sa më parë.
Spanjolli ka kërkuar kontratë dyvjeçare me pagë 13 milionë euro për vit, aq sa fitonte te “Los Blancos”.
Ndërsa, PSG dëshiron t’i ofrojë kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi me një tjetër.
PSG nuk mbetet plotësisht e bindur nga gjendja fizike e Ramos, që edicionin e kaluar ka pësuar lëndime të shpeshta.
Ndërkohë, shkaku i kontratës dyvjeçare, Ramos nuk rinovoi me “Galaktikët”./Lajmi.net/