ZYRTARE: Fernandinho rinovon me Man Cityn

Manchester City ka kompletuar rinovimin e kontratës për mesfushorin Fernandinho.

Sport

29/06/2021 11:06

Braziliani ka nënshkruar kontratë edhe për një vit me “Qytetarët”, shkruan lajmi.net.

Këtë e konfirmoi Fernandinho përmes një komunikate zyrtare:

“Fernandinho ka nënshkruar kontratë njëvjeçare. Kapiteni i Man Cityt ka rinovuar marrëveshjen që do ta mbajë në klub deri në vitin 2022, duke e vazhduar qëndrimin në Etihad për sezonin e nëntë”, shkroi klubi në komunikatë.

36-vjeçari me Cityn ka fituar 12 trofe, duke përfshirë katër Premierliga dhe rekord prej gjashtë Kupa të Ligës./Lajmi.net/