Hakimi kompleton sot transferimin te PSG
Mbrojtësi Achraf Hakimi do të transferohet në Francë te Paris Saint-Germain.
Sport
Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Hakimi do ta kompletojë sot transferimin në PSG, transmeton lajmi.net.
Gjiganti francez ka fituar ‘garën’ me Chelsean për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Inter.
Parisienët do të shpenzojnë rreth 70 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili do të nëshkruajë kontratë pesë-vjeçare.
Drejtuesit Nerazzurë ishin të ‘detyruar’ të shesin një futbollist për të zgjidhur problemet e tyre financiare, dhe këtë do ta arrijnë përmes shitjes së Hakimit. /Lajmi.net/