Mbappe do të mbetet në PSG

Sulmuesi Kylian Mbappe do të vazhdojë qëndrimin në Paris Saint-Germain.

Sport

26/06/2021 08:50

Sipas ‘Cadena Ser’, Real Madrid ka përjashtuar mundësin e një transferimi të mundshëm të Mbappe në afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

PSG do të bëjë një propozim të madh për rinovimin e kontratës me yllin e tyre, duke marrë parasysh se kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2022.

22-vjeçari, muajt e fundit ishte lidhur ngushtë me një kalim në “Santiago Bernabeu, por duket se ‘Los Blancos’ kanë hequr dorë nga gara për sulmuesin, duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare që po kalojnë.

Francezi është pjesë e PSG nga viti 2018. /Lajmi.net/