PSG arrin marrëveshje me Interin për Hakimin

PSG ka arritur marrëveshje me klubin italian, Inter për të transferuar mbrojtësin e krahut të djathtë, Achraf Hakimi.

Sport

24/06/2021 14:40

“Parisienët” vendosën që të mos e blejnë Alessio Florenzin nga Roma, andaj e shohin marokun si pasuesi i duhur, transmeton lajmi.net.

Sipas ESPN, PSG ka arritur marrëveshje me Interin për të transferuar Hakimin për 70 milionë euro.

Gjiganti italian është në krizë financiare, andaj do përfitojnë mjaftë shumë nga shitja e Hakimit.

Edhe vetë lojtari gjithashtu para disa ditëve ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me PSG-në.

Ndërkohë, në garë për Hakimin deri vonë ishte Chelsea, skuadër që propozoi shkëmbim lojtarësh./Lajmi.net/