PSG rrit ofertën për Hakimin

Gjiganti francez Paris Saint- Germain ka bërë ofertë të re për mbrojtësin e Interit Achraf Hakimi.

Sport

18/06/2021 17:28

Sipas mediave franceze, PSG ka bërë ofertë rreth 70 milionë euro për Hakimin, transmeton lajmi.net.

Oferta e parë e ‘Parisienëve’ prej 60 milionë euro për mbrojtësin, u refuzua nga drejtuesit e Interit.

Tani ‘Nerazzurët’ do të shqyrtojnë ofetën e re, duke marrë parasysh situatën e vështirë financiare që po kalojnë.

Interesim për 22- vjeçarin, ka shfaqur edhe Chelsea por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë të mirë financiare për të. /Lajmi.net/