Man United dhe Juventus në garë për Navas

Manchester United dhe Juventus janë të interesuar për shërbimet e portierit të PSG-së, Keylor Navas.

Sport

15/06/2021 12:45

Navas mund të largohet nga “Parku i Princave” gjatë verës pas transferimit të Gianluigi Donnarummas nga AC Milan, transmeton lajmi.net.

Pasi “Parisienët” kompletuan kalimin e Donnarummas (që pritet të bëhet zyrtare brenda 48 orëve), Navas në rrjetet sociale shkroi: Dhuro mungesën tënde te ata që nuk e vlerësojnë prezencën.

Sipas Marca, klubet si Juventus dhe Man United janë të interesuar për ish portierin e Real Madridit.

Kontrata e Navas me PSG-në skadon në vitin 2024 dhe thuhet se klubi francez do kërkojë 12 milionë euro për shitjen e ‘gardianit’.

Ndërkohë, Donnarumma pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me vlerë 12 milionë euro për sezon./Lajmi.net/