Maqedonia e Veriut debuton sot në Kampionatin Evropian
Sot nga ora 18:00, zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Sport
Ndeshja mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të luhet sot nga ora 18:00, raporton lajmet.
Përballja mes këtyre dy Kombëtareve do të zhvillohet në stadiumin “Arena Nationala” të Bukureshtit, në kuadër të Grupit C të “Euro 2020”.
Kjo ndeshje do të jetë ndeshja debutuese e maqedonëve në histori të Kampionatit Evropian.
Pjesë e Maqedonisë së Veriut janë edhe futbollistët shqiparë: Visar Musliu, Egzon Bejtulai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ferhan Hasani. /Lajmi.net/