KDI i bën thirrje Qeverisë që ta kthejë në agjendën legjislative Ligjin e Punës

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në Ditën Ndërkombëtare të Punë ka prezantuar analizën “Ligji i ri i punës: Në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”. Sipas raportit, përkundër që kanë kaluar më tepër se 14 vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit të Punës, ndërsa nga 2012 është tentuar të ndryshohet, Ligji i Punës në…

Lajme

02/05/2024 12:15

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në Ditën Ndërkombëtare të Punë ka prezantuar analizën “Ligji i ri i punës: Në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”.

Sipas raportit, përkundër që kanë kaluar më tepër se 14 vjet nga hyrja në fuqi e Ligjit të Punës, ndërsa nga 2012 është tentuar të ndryshohet, Ligji i Punës në Kosovë, vazhdon të mbetet i njëjtë e i pandryshuar.

Albesa Humolli, këshilltare ligjore në IKD, tha se kjo analizë ka synim sjelljen e një Ligji të ri të Punës.

“Padyshim që Ligji i Punës ka impakt të gjerë. Çështja e ndryshimit Ligjit të Punës ka qenë dhe vazhdon të jetë premtim i çdo qeverie, e premtimet për ndryshimet kanë dështuar”, ka thënë Humolli.

Humolli tha se lëvizje të njëjtë ka bërë edhe Qeveria aktuale.

“Mungesa e kufizimeve të orarit, pushimit me kohë të plotë, çështje të punësimit modern, asnjëherë s’kanë arritur të adresohen, e që i bien në shpinë punëtorit, në veçanti atij të sektorit privat”, ka thënë Humolli mes tjerash.

Humolli ka thënë se shkak për këtë situatë konsiderohet edhe Ligji i stërvjetëruar i Punës i cili nuk ofron as mbrojtje dhe as siguri të mjaftueshme për punonjësit.

“Shkak për këtë situatë konsiderohet edhe Ligji i stërvjetëruar i Punës, i cili nuk ofron as mbrojtje dhe as siguri të mjaftueshme për punonjësit. Rregullimi i pushimit të lehonisë, mungesa e pushimit prindëror. Pastaj modeli i pagesës ka shfaqur probleme pasi shumë biznese e kanë të pamundur mbulimin e pagesës. Mangësi tjetër e ligjit aktual është çështja e kontratës me kohë të caktuar ku punëdhënësit shpesh e kanë keqtrajtuar, propozim kufizimi i çështjes së kontratës për punëdhënësit”, ka thënë Humolli.

Humolli përmendi edhe pjesën e punës së zgjatur pa pagesë, propozim detyrimi ligjor i hyrjeve dhe daljeve të punonjësve./EO/