Riqui Puig do të qëndrojë tek Barcelona
Mesfushori i Barcelonës, Riqui Puig nuk do të largohet nga Barcelona.
Sport
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Barcelona zyrtarisht ka aktivizuar klauzolën që vazhdon automatikisht kontratën e Puig deri në vitin 2023, transmeton lajmi.net.
Edhe Puig dëshiron qëndrimin në Barcelonë, pasi klubi refuzoi dy oferta për huazim më herët gjatë janarit.
Por, sipas Romanos, situata e Puig do të qartësohet plotësisht deri sa të merr fund dilema e trajnerit të “Blaugranëve”.
21 vjeçari ka regjistruar 14 paraqitje me Barçën dhe ka shënuar 1 gol në këtë sezon në La Liga./Lajmi.net/
Barcelona have officially triggered Riqui Puig’s clause to extend his contract until June 2023. Riqui wants to stay at Barça after the club turned down two loan proposals in January. He’s gonna talk about it with Joan Laporta once the manager situation is decided. ?? #FCB
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 23, 2021