Shtyhet ndeshja United – Liverpool, shkaku i protestave të tifozëve
Protestat e tifozëve të Manchester Unitedit kanë bërë që të shtyhet ndeshja ndaj Liverpool.
Sport
“Djajtë e Kuq” dhe “Reds” ishte paraparë të zhvillonin ndeshjen në “Old Trafford” me fillim nga ora 17:30, shkruan lajmi.net.
Sidoqoftë, ishin tifozët e Unitedit që kanë hyrë me forcë në stadium duke kërkuar largimin e familjes Gazler.
Tifozët ende janë duke bërë protestë, kësisoj ndeshja mes dy rivalëve të urryer është shtyrë.
Sipas Sky Sports, ndeshja do nis në ora 19:30./Lajmi.net/