Gabon Liverpool, barazon me Leeds Unitedin

Liverpool ka lëshuar dy pikë, duke barazuar në fund me Leeds Unitedin.

Sport

19/04/2021 22:52

“Reds” nuk ia dolën të mbajnë avantazhin, duke përfunduar ndeshjen me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte Sadio Mane që realizoi golin e parë në ndeshje pas super asistimit të Alexander-Arnold (31′), gol me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Leeds ishte shumë më kërkues dhe e gjeti golin në fundin e ndeshjes përmes Llorente që realizoi me kokë në portën e Alisson.

Kësisoj, pas këtij barazimi, Liverpool renditët në pozitën e gjashtë me 53 pikë, derisa Leeds qëndron në vendin e 10-të me 46 sosh./Lajmi.net/