Lojtarët e Leeds me një mesazh para ndeshjes me Liverpoolin: Futbolli është për tifozët
Tema kryesore që nga dita e djeshme mbetet Superliga Evropiane.
Sport
Superliga Evropiane u formua dje nga 12 gjigantë evropianë, por UEFA dhe FIFA mbesin kundër dhe janë duke provuar që klubet që marrin pjesë në Superligë të përjashtohen nga të gjitha kompeticionet, përcjellë lajmi.net.
Shumë lojtarë dhe trajnerë gjithashtu janë kundër formimit të kësaj lige, ngase lojtarëve nuk do iu lejohet të përfaqësojnë shtetet e tyre.
Sidoqoftë, klubi anglez Leeds United gjithashtu ka dërguar mesazh para ndeshjes me Liverpoolin.
Lojtarët kanë dal në fushë për të bërë nxehje, derisa në fanellat e tyre shkruan: “Futbolli është për tifozët”.
Vendimi përfundimtar lidhur me Superligën Evropiane do mësohet këto ditë./Lajmi.net/