Klopp pas fitores në “Emirates”: Mbrojtja dhe presioni ishin në nivelin më të lartë
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, u shpreh i kënaqur me skuadrën në fitoren ndaj Arsenalit.
Sport
Liverpooli fitoi me rezultat të thellë ndaj Arsenalit në udhëtim në Londër për të marrë frymë lirshëm dhe për t’ju rikthyer fitoreve pas një serie negative, shkruan lajmi.net.
Klopp ishte tejet i kënaqur me skuadrën.
“Ishte një ndeshje tejet e mirë, 10 minutat e parë ishim pak të ngadaltë, por nga ai moment ishim në nivel”, tha ai.
“Përgjithësisht mbrojtja ishte ashtu siç duhej të ishte, natyrisht që jam i lumtur për tre pikë”, shtoi ai.
“Kjo është hera e parë në këtë sezon që kishim lojtarët të gatshëm dhe të stërvitur mirë, Chamberlain, Keita dhe Shaqiri janë në formë të mirë”, tha Klopp.
“Diogo ishte në formë të mirë dhe i freskët kur hyri, poashtu edhe Alexander-Arnold tregoi klasin e tij”, përfundoi Jurgen Klopp./Lajmi.net/