Liverpooli gati të finalizojë transferimin e Konate
Skuadra angleze, Liverpool, ka identifikuar objektivat e mbrojtjes.
Sport
“The Reds” po përballen me mungesa të mëdha këtë sezon dhe mbrojtja është sektori më i prekur, transmeton lajmi.net.
Pas lëndimit të Van Dijk dhe Gomez, Klopp është përballur me sfida për partnerët në mbrojtje.
Sipas gazetarit të “Bild”, Ronan Murphy, anëtari i RB Leipzig, Ibrahima Konate është objektivi kryesor për mbrojtjen.
Konate ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, ai llogaritet si njëri nga mbrojtësit më me përspektivë në Evropë.
Liverpooli po punon për finalizimin e marrëveshjes, ende nuk ka asgjë zyrtare por vera e vitit 2021 mund ta gjejë 21 vjeçarin duke luajtur në Anfield./Lajmi.net/
Liverpool are closing in on a deal for RB Leipzig defender Ibrahima Konaté, according to the Athletic. Many people view him as a bigger talent than Dayot Upamecano, and he would be a very smart signing for Liverpool. #LFC #RBL
— Ronan Murphy (@swearimnotpaul) March 29, 2021