Liverpooli e vë në shitje Origin

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi, pritet të largohet nga Anflield Road këtë verë.

Sport

14/03/2021 14:40

Origi pritet të largohet nga Liverpooli këtë verë, transmeton lajmi.net.

Kjo sepse “The Reds” po dëshirojnë të mbledhin fonde për “freskimin” e skuadrës me lojtarë të rinj dhe Origi është në listën e largimeve.

Sipas “Daily Mail”, Livepooli ka vënë në shitje Origin dhe janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për të.

Origi ishte njëri nga lojtarët kryesorë në fitimin e Ligës së Kampionëve në vitin 2019, ai aktualisht është lojtari më i vjetër në Liverpool pas kapitenit Jordan Henderson.

Liverpooli ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë për belgun./Lajmi.net/