Pulisic në ‘radarin’ e Unitedit dhe Liverpoolit

Dy gjigantët e Premierligës, Manchester United dhe Liverpool janë duke monitoruar situatën e Christian Pulisicit te Chelsea.

Sport

10/03/2021 12:20

22-vjeçari nuk ishte në formacionin bazë ndaj Evertonit dhe ende nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar nën urdhrat e Thomas Tuchelit, me të cilin ka punuar edhe te Borussia Dortmund, transmeton lajmi.net.

Amerikani ka disa probleme te “Blutë”, meqenëse Tuchel preferon që sulmi të jetë i ndërtuar nga Mount, Werner dhe Hudson-Odoi, derisa në ndeshjen e fundit, Havertz ishte nga minuta e parë.

Pulisic iu deshën nëntë muaj që të gjejë pozitën si titullar nën urdhrat e Frank Lampardit dhe e sheh të vështirë të bëjë përpjekje për të hyrë në formacionin e Tuchelit.

Sipas Daily Mail, Pulisic nuk ka durim që të tregojë sa vlejë në “Stamford Bridge” dhe është i hapur për kalimin te Unitedi ose Liverpool.

Pulisic në vitin 2018 i kushtoi Chelseas 58 milionë euro, por këtë edicion ka realizuar vetëm një gol ndaj Leeds United në dhjetor./Lajmi.net/