Liverpool i vë çmimin ‘qesharak’ Xherdan Shaqirit

Liverpool do shikojë mundësinë e shitjes së sulmuesit Xherdan Shaqiri kur të hapet afati veror pas katër muajve.

Sport

02/03/2021 10:20

Shqiptari që përfaqëson Zvicrën, ka bërë 17 paraqitje për “Reds” këtë edicion, por në shumicën prej tyre hyri në lojë nga stoli, transmeton lajmi.net.

Disa herë, paraqitja e tij nuk ka qenë e duhur dhe sipas Football Insider, “Reds” duan ta shesin në verë.

Shaqiri i kushtoi Liverpoolit 13 milionë euro para tri viteve, derisa kampioni i Anglisë do e shesë për 10 milionë euro.

Ai ka kontratë edhe dy vite, por është e paqartë nëse ndonjë skuadër do e paguajë vlerën e kërkuar.

Shkaku i pandemisë së COVID-19, gjiganti italian ndoshta do detyrohet ta zbres çmimin e kërkuar, për ta realizuar shitjen e lojtarit.

Ndërkohë, verën e kaluar, Shaqiri kërkohej nga klubet e mëdha, si Roma, Sevilla dhe Galatasaray./Lajmi.net/