Indianë, arabë, kinezë e palestinezë – ja kush po e shikon debatin e Kurtit dhe Osmanit

Sonte në RTV Dukagjini po transmetohet debati i Kurtit dhe Osmanit.

Lajme

12/02/2021 22:13

Në këtë debat, Kurti e Osmani kanë refuzuar analistë e opinionistë të ndryshëm dhe kanë zgjedhur vet se me kë do të përballen, shkruan lajmi.net.

Shumë media online dhe televizione kanë refuzuar ta transmetojnë këtë debat televiziv pavarësisht shumave të larta që ka ofruar Lëvizja Vetëvendosje si pagesë për hapësirë reklamuese.

Por, debati në RTV Dukagjini po shikohet edhe nga popuj të ndryshëm të botës. Indianë, arabë, kinezë, pakistanezë e popuj të ndryshëm të botës kanë bërë mijëra reagime në video-live të emisionit në Facebook.

Më poshtë mund t’i shihni reagimet: