E konfirmon Klopp, Matip humb sezonin shkaku i lëndimit në ligamentet e gjurit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Joel Matip do mungojë në këtë edicion shkaku i lëndimet në ligamentet e gjurit.

Sport

01/02/2021 23:29

Mbrojtësi pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Tottenhamit, të enjten e kaluar, transmeton lajmi.net.

Tekniku gjerman konfirmoi lëndimin e Matipit që këtë edicion nuk do rikthehet.

“Fatkeqësisht kemi mësuar se Joel do jetë jashtë për këtë sezon. Por, do jetë i gatshëm për përgatitjet parasezonale në sezonin e ardhshëm”, tha ai.

Lajmi i mirë për “Reds” është transferimi i dyshes qendërmbrojtëse Ben Davies dhe Ozan Kabak./Lajmi.net/