Liverpool arrin marrëveshje me Davies
Liverpool ka arritur marrëveshje me Ben Davies për transferimin e tij në Anfield.
Sport
Mbrojtësi i Preston North End, Ben Davies, është gati të bëjë një hap të çmendur në karrierën e tij profesionale, pasi do të transferohet nga Championshipi anglez tek kampioni i Premierligës, Liverpool, transmeton lajmi.net.
Davies thuhet te jetë zgjidhja e Klopp, për mungesat në mbrojtje të “The Reds”, edhe pse 25 vjeçar ai ka eksperiencë në futbollin anglez. Që nga viti 2013, ai ka regjistruar 135 paraqitje për skuadrën e Preston dhe ka shënuar 2 gola.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Davis ka arritur marrëveshje personale me Liverpool dhe transferimi i tij në Anfield do të bëhet zyrtar në orët e ardhshme. Vlera e transferimit të tij kap shifrën rreth 4 milinë funte, Davies pritet të kompletojë testimet mjekësore sot dhe të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Liverpool./Lajmi.net/
Ben Davies to Liverpool from Preston, agreement reached and ‘here we go’ in the coming hours!
The deal will be completed today for €4m – medicals pending. More: #LFC have not contacted Juventus for Merih Demiral as of today. ? #DeadlineDay
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 1, 2021