Liverpool e City rikthejnë interesimin për Traore
Ylli i Wolves, Adama Traore kërkohet nga Liverpooli dhe Manchester City.
Sport
Sipas Sport, dy klubet e Premierligës janë të interesuar për ish sulmuesin e Barcelonës në afatin e janarit, transmeton lajmi.net.
Wolves nuk duan ta shesin Traore nën vlerën 35 milionë euro dhe gjithashtu nuk janë të hapur për largimin gjatë janarit.
Traore vazhdon të jetë i pandalshëm në sulm dhe me shpejtësinë e madhe i vendos probleme kundërshtarëve.
Gjigantët anglez janë duke vazhduar garën për Traore dhe lojtari gjithashtu është i hapur për kalimin te ndonjë gjigant evropianë, që është pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/