Liverpool konfirmon lëndimin e rëndë të Van Dijk

Liverpool ka konfirmuar lëndimi e rëndë të Virgil van Dijk, të cilin e pësoi në ndeshjen e djeshme ndaj Everton.

Sport

18/10/2020 19:08

Mbrojtësi holandez pësoi një ndërhyrje të tmerrshme nga portieri Jordan Pickford, të cilin e shpëtoi pozicioni jashtë loje nga kartoni i kuq.

Tani klubi anglez ka konfirmuar se Van Dijk ka dëmtuar gjurin e tij dhe do t’i nënshtrohet një operacioni, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç dje, ai nuk pritet të luajë për rreth 7-8 muaj.

Ky do të jetë një hendikep i madh për skuadrën e Jurgen Klopp, që duhet të vazhdojnë pjesën më të madhe të sezonit pa lojtarin kyç në fazën defanzive. /Lajmi.net/