Gjimshiti: Janë dy pikë të humbura

Berat Gjimshiti nuk është shprehur edhe aq i lumtur për barazimin në tokën kazake.

Sport

11/10/2020 17:10

Shqipëria luajti baras pa gola ndaj Kazakistanit, përkundër se krijoi disa raste të mira shënimi.

Berat Gjimshiti vlerëson se kjo ndeshje përkthehet si dy pikë të humbura dhe jo si diçka e mirë.

Më poshtë mund t’i shihni fjalët e thëna nga Gjimshiti.

“Humbëm 2 pikë. Kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur shumë raste dhe kemi gabuar te goli. Për mua janë 2 pikë të humbura. Ishte taktikë vendosja e mbrojtes. Dy do luanim me kundërshtarët dhe të kishte më shumë taktik. Prova të shkoja disa herë përpara, por nuk ishte e lehtë.

Mungon zjarri i luftës? Nuk i mungoi zjarri. Të dy skuadrat ishin agrasive në fushë. Për mua sot mungoi goli. Kemi pasur 5-6 raste për të shënuar. Ajo ishte gjë e vetmja çfarë mungoi”, u shpreh Gjimshiti për “Supersport”. /Lajmi.net/