Vjen fitorja e dytë për Miamin, ngushtohet në 3:2 epërsia në finalen e NBA
Miami Heat ka shënuar fitoren e dytë ndaj Los Angeles Lakers (111-108), për të ngushtuar epërsinë në 3:2 në serinë finale në NBA.
Sport
Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Miami, që tani janë rikthyer në lojë, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përcaktimin e kampionit.
Ndeshja e pestë e serisë finale ishte jashtëzakonisht interesante, e barabartë, dhe me Miamin që fitoi me epërsi prej tre pikësh.
Miami çerekun e parë e fitoi 25:45, ndërsa të dytin 35-32, shkruan lajmi.net.
Edhe çereku u tretë i takoi Miamit, që fitoi 28:26. Lakers bën më shumë në çerekun e fundit, të cilin e fituan 26:23, po pa arritur të përmbysin rezultatin final.
Jimmy Butler me 35 pikë, ishte më i dalluari te Miami, ndërsa te Lakers, LeBron James, me 40 pikë.
Ndeshja e gjashtë finale luhet mes të dielës dhe të hënës, nga ora 1:30 sipas kohës sonë lokale./Lajmi.net/