‘Mbreti’ James mund të kthehet në parket për ndeshjen ndaj Portland

Situata e LeBron James nuk është edhe aq e keqe.

Sport

31/01/2022 17:58

‘Mbreti’ James ka qëndruar jashtë parketit të NBA për pak kohë, si pasojë e një lëndimi të pësuar së fundmi.

Ylli i Lakers, sipas trajnerit Frank Vogel ka pasur një MRI në gju dhe ka rezultuar me një ënjtje të përgjithshme, transmeton lajmi.net.

Basketbollisti nuk do të kthehet në parket derisa kjo të tejkalohet krejtësisht, bëjnë të ditur raportimet e fundit.

Vogel nuk ka përjashtuar mundësinë që James të kthehet edhe në ndeshjen ndaj Portland, të mërkurën. Vlerësimi i tij do të bëhet ditë pas dite. /Lajmi.net/