Suns marrin fitoren e 10-të radhazi, triumfojnë ndaj Spurs

Phoenix Suns kanë marrë fitoren e 10-të radhazi në NBA duke triumfuar ndaj San Antonio Spurs me rezultat 115 - 110.

Sport

31/01/2022 08:19

Suns u bërë skuadra e parë në ligë që shënon 40 fitore, me vetëm nëntë humbje, derisa tani kanë rekordin më të mirë, transmeton lajmi.net.

Suns dominuan qysh nga çereku i parë dhe me plotë meritë morën fitoren. Paul kaloi një tjetër ndeshje të madhe me 20 pikë, 19 asistime dhe tetë rebounds.

Ndërkohë, rezultatet e takimeve të tjera:

Detroit Pistons 115 – 105 Clevland Cavaliers

Milwaukee Bucks 100 – 136 Denver Nuggets

Orlando Magic 110 – 108 Dallas Mavericks

Minnesota Timberwolves 126 – 106 Utah Jazz./Lajmi.net/