Ballkani vërteton forcën, mposht Llapin dhe rrëmben kreun në Superligë
Ballkani ka shënuar fitore të thellë 1-3 në udhëtim te KF Llapi, në kuadër të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës.
Sport
Ndeshja e zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’ në fillim të saj, ishte e barabartë, me të dy skuadra që nuk arritën të krijonin raste shënimi.
Me kalimin e kohës, Ballkani filloi të dominonte ndeshjen, dhe në pjesën e dyzë realizoi tri herë.
Ishte Mirlind Daku që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 53’, duke shënuar nga penalltia.
Daku në minutën e 61’, shënoi një super gol, për 0-2.
Ballkani nuk u ndal me kaq, dhe në minutën e 70’ nëpërmjet Blendi Baftiut, çoi në 0-3 epërsinë.
Krejt çfarë bëri Llapi, ishte një gol nga Arbnor Ramadani, në minutën e 77’, për 1:3.
Me këtë fitore, Ballkani numëron 10 pikë dhe renditet në vendin e parë, ndërsa Llapi me 0 pikë, në vendin e fundit./Lajmi.net/