Kante i hapur për t’u larguar nga Chelsea, Inter destinacioni i mundshëm

N’Golo Kante është i hapur për një aventurë të re në karrierën e tij.

Sport

26/09/2020 12:45

Mesfushori francez, N’Golo Kante, duket se është i hapur që t’i jap fund aventurës së tij me Chelsea.

Sipas raportimeve të ‘Dailymail’, Kante është i hapur të largohet nga Chelsea, për t’u ribashkuar me Antonio Conte, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Inter tash e disa kohë është interesuar për lojtarin.

Kante fitonte Premierligën me Chelsea kur luante nën urdhrat e Antonio Conte.

Chelsea thuhet se kërkojnë 46 milionë funte për kartonin e lojtarit francez. /Lajmi.net/