Zejnullah Gashi që sot u nominua për Kryeprokuror dhe pritet të dekretohet i shkonte në zyre Albulena Haxhiut për t’iu arsyetuar rreth hetimeve
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nominuar sot prokurorin Zejnullah Gashi për Kryeprokuror të Shtetit. Zejnullah Gashi në intervistim mori 91.6 pikë, e doli të jetë i pari në listim. Por, pikërisht emri i Zejnullah Gashit iu dërgohet për dekretim ushtrues së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, transmeton lajmi.net. E në fakt emri i…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nominuar sot prokurorin Zejnullah Gashi për Kryeprokuror të Shtetit.
Zejnullah Gashi në intervistim mori 91.6 pikë, e doli të jetë i pari në listim.
Por, pikërisht emri i Zejnullah Gashit iu dërgohet për dekretim ushtrues së detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, transmeton lajmi.net.
E në fakt emri i Haxhiut dhe Gashit është përmendur së fundi edhe në një hulumtim të kryer nga kallxo.com, se si Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi tentoi t’i arsyetohet kësaj të fundit për hetimet që po kryente.
E kësisoj si për çudi është pikërisht Gashi i cili sot edhe u nominua për Kryeprokuror.
Çka tha hulumtimi që u bë në këtë rast?
Sipas dosjes, ishe pikërisht Zejnullah Gashi që shkoi i paftuar në zyrat e ministres Haxhiu për t’iu arsyet asaj që për hetimin që po bënte në një rsat të korrupsionit.
Përpos Gashit, dosja përfshinë edhe akterë të tjerë të rasteve të tjera, përfshirë ish-kryesuesin e KPK-së Jetish Maloku.
Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ishte marrë në pyetje nga Policia e Kosovës më datat 22 dhe 23 korrik 2024.
Ajo në deklaratë kishte përshkruar veprimet që kryeprokurori Gashi i kishte ndërmarrë.Tërë ngjarja sipas deklaratës së Haxhiut lidhej me hetimet për ish-kreun e Sekretariatit të KPK-së Lavdim Krasniqi, i cili ishte hetuar nga kryeprokurori Gashi për dyshimet për korrupsion.Deklarata e Haxhiut e dhënë në Polici kishte sqaruar se Gashi kishte shkuar pa paralajmërim në zyrën e saj për t`i sqaruar ministres se Krasniqin nuk ishte duke e hetuar për hakmarrje politike.Në deklaratë përshkruhet edhe mënyra se si Gashi ishte futur në zyrën e ministres pa paralajmërim. Ja çka kishte thënë ministrja Haxhiu në deklaratën në Polici.“Rasti i parë është diku në muajin mars apo prill 2021.
Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës z. Kujtim Munishi dhe një prokuror tash Kryeprokuror i Prishtinës, Zejnullah Gashi, kanë ardhur në zyrën time për të më uruar mandatin e ministres.”- theksohet në deklaratën e ish-ministres Haxhiu e dhënë në Polici.
“Unë nuk kam qenë e njoftuar që z. Kujtim Munishi do të vijë me dikë tjetër, mirëpo kur e hapi derën e zyrës time, pash që ishte edhe një tjetër person së bashku më Kujtim Munishin. Ky person më është prezantuar si Zejnullah Gashi. Z. Kujtim Munishi, më tha po citoj ‘Ministre isha në korridor në Prokurori më pa Zejna më pyeti “ku po shkon”, i thash “jam duke shkuar më ja uru Ministres mandatin’, me tha ‘pritem se po vij edhe unë’”.- thuhet në deklaratën e ish-ministres Haxhiu.
Pra sipas deklaratës së ish-ministres Haxhiu të dhënë në Polici, Gashi kishte shkuar në zyrën e saj pa paralajmërim, ndërsa pas pak qastesh ishte zbardhur edhe qëllimi i prezencës së Gashit në zyrat e ministrisë.
Ja si e përshkruan Haxhiu në deklaratën e dhënë nën betim qëllimin e takimit.“Pas kësaj kur e ka marrë fjalën Zejnullah Gashi ka pasur diçka në prehrin e tij, më tha ‘Ministre dua të sqaroj një situatë’ dhe ka hapur një dosje dhe ka deklaruar se ‘kam dëgjuar thashetheme se Lavdim Krasniqi është duke u ndjekur penalisht për inati të juajin (timin në këtë rast). Por, këtë nuk e kam për inatin tëndin’. Unë e kam ndaluar këtë bisedë dhe i kam thanë se ‘nuk është punë e imja as nuk me intereson çka flitet edhe po të ishte burri im, vëllai im, nuk do të isha marrë me këtë çështje’. Aty Zejnullah Gashi ka ndërpre bisedën, Kryeprokurori Kujtim Munishi mbikëqyrës i tij për asnjë moment nuk ja ka tërheq vërejtjen.”- ka vazhduar deklaratën ministrja.
Kjo deklaratë e Haxhiut tregon se një prokuror në këtë rast Zejnullah Gashi, i cili më pas do të bëhej kryeprokuror dhe shefi i tij Kujtim Munishi në atëkohë kryeprokuror i Prishtinës shkuan në zyre të Ministrisë për të dhënë shpjegime për dosje të korrupsionit. Haxhiu në deklaratë përshkruan se nuk i kishte ftuar protagonistët në zyre po ata vullnetarisht kishin shkuar për të bërë këtë gjë.
KALLXO për disa javë ka tentuar të marrë përgjigje për ta sqaruar këtë situatë. Kallxo.com ka telefonuar me Munishin për të sqaruar nëse ai e konsideron këtë rast si jo të rregullt dhe shkelje të etikës së prokurorit.“Nuk kam përgjigje i nderuar, faleminderit…” – ka thënë shkurt Munishi.
Pa përgjigje për situatën është edhe tash kryeprokurori i Prishtinës.Përreth dy javë KALLXO ka tentuar të marrë përgjigje me e sqaru situatën kur Zejnullah Gashi shkon me dosje të korrupsionit për t`i dhënë llogari ish-ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila pas këtij veprimi e kishte denoncuar Gashin në Polici.
“Pas këtij takimi, pas rreth dy ore në portale e kam lexuar se Lavdim Krasniqit i është ndërpre masa e paraburgimit me kërkesë të Prokurorit Zejnullah Gashi. Për këtë gjë unë së bashku me zëvendës ministrin Blerim Sallahu jemi shqetësuar pasi për te njëjtin person Lavdim Krasniqi është tentuar te bisedohet në zyrën time dhe vetëm pas pak kohe del në portale se i heket masa e caktuar nga gjykata ku pas një kohë e kemi kuptuar se kjo masë i është tërhekur pikërisht më kërkesë të Prokurorit”- ka thanë Haxhiu në deklaratën e saj në Polici.Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu e cila e kishte dhënë këtë deklaratë në kohën kur ishte ministre e Drejtësisë i ka konfirmuar ekipit tonë përmbajtjen dhe ka thënë se nuk është në dijeni se çka ka ndodhë tutje me denoncimin e saj në prokurori.
Po për publikun duhet të sqarojmë se pse Gashi i shkoi Haxhiut pikërisht me lëndën e Lavdi Krasniqit në zyrë.Ish drejtori i Sekretariatit që përballet me një proces gjyqësor e ka prejardhjen nga fshati i njëjtë i burrit të Albulena Haxhiut, Alban Krasniqit. Në Prokurorinë Speciale konfirmojnë se deklarata e Haxhiut ishte dhënë, mirëpo prokurori i rastit nuk kishte gjetur elemente penale.
“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në kohë, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Pas analizimit të informatave dhe provave të grumbulluara lidhur me rastin, nuk është konstatuar bazë apo dyshim i arsyeshëm për fillimin e hetimeve penale, andaj rasti është mbyllur.”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale.