Rihanna surprizon fansat, ngjitet në skenë me Jay-Z në koncertin në Yankee Stadium
Rihanna bëri një paraqitje surprizë gjatë natës së fundit të serisë së koncerteve të Jay-Z në Yankee Stadium të New York-ut, duke elektrizuar mijëra fansa të pranishëm. Këngëtarja iu bashkua Jay-Z në skenë, ku interpretoi hitet “B*tch Better Have My Money” dhe “Run This Town”, një nga bashkëpunimet më të njohura mes tyre. Performanca u…
ShowBiz
Rihanna bëri një paraqitje surprizë gjatë natës së fundit të serisë së koncerteve të Jay-Z në Yankee Stadium të New York-ut, duke elektrizuar mijëra fansa të pranishëm.
Këngëtarja iu bashkua Jay-Z në skenë, ku interpretoi hitet “B*tch Better Have My Money” dhe “Run This Town”, një nga bashkëpunimet më të njohura mes tyre.
Performanca u prit me entuziazëm të madh nga publiku, ndërsa videot nga momenti u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, shkruan DailyMail.
Paraqitja e Rihannës shënoi një nga performancat e saj të rralla live në vitet e fundit dhe ishte një nga surprizat e natës përmbyllëse të koncertit të titulluar “Extra Innings”.
Seria e tre koncerteve u organizua në kuadër të 30-vjetorit të albumit debutues të Jay-Z, “Reasonable Doubt”.
Gjatë netëve të mëparshme, në skenë u ngjitën edhe emra të njohur si Beyoncé, Blue Ivy Carter, Eminem, Pharrell Williams, Nas dhe Alicia Keys.
Rihanna dhe Jay-Z kanë një histori të gjatë bashkëpunimi që prej fillimeve të karrierës së këngëtares.
Ishte pikërisht Jay-Z ai që luajti një rol të rëndësishëm në promovimin e saj në industrinë muzikore, ndërsa dy artistët kanë sjellë ndër vite disa prej hiteve më të suksesshme të muzikës ndërkombëtare.
