AGK dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile nuk do ta vlerësojnë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, IKD dhe Flutura Kusari kanë njoftuar se nuk do ta vlerësojnë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së Ata kanë thënë se arsyet kryesore për këtë vendim bazohen në monitorimin e tyre të RTK-së, që kanë thënë se tregojnë se RTK është duke u përballur me presion politik,…
Lajme
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Lëvizja FOL, IKD dhe Flutura Kusari kanë njoftuar se nuk do ta vlerësojnë procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së
Ata kanë thënë se arsyet kryesore për këtë vendim bazohen në monitorimin e tyre të RTK-së, që kanë thënë se tregojnë se RTK është duke u përballur me presion politik, i cili shfaqet në forma të ndryshme: përmes ndërhyrjeve në përmbajtjen e lajmeve, përmes presionit ndaj gazetarëve, si dhe përmes presionit financiar me vonesa të pagave.
“Në këto rrethana, ne jemi të bindur se Bordi i RTK-së nuk gëzon lirinë për të vepruar sipas bindjeve profesionale në përzgjedhjen e drejtorit të ardhshëm të Transmetuesit Publik. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë mbledhjet e RTK-së, përfshirë edhe takimet për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm, por nuk do të ofrojmë vlerësim për këtë proces”, thuhet në reagim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: