Anglia e eliminon Norvegjinë dhe kalon në gjysmëfinale

Anglia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi e mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1 pas kohës shtesë në një çerekfinale dramatike. Norvegjezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 36-të, kur Andreas Schjelderup e finalizoi një aksion të bukur dhe e mposhti Jordan Pickfordin, duke i ndezur shpresat e skuadrës së…

Sport

12/07/2026 08:24

Anglia është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, pasi e mposhti Norvegjinë me rezultat 2-1 pas kohës shtesë në një çerekfinale dramatike.

Norvegjezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 36-të, kur Andreas Schjelderup e finalizoi një aksion të bukur dhe e mposhti Jordan Pickfordin, duke i ndezur shpresat e skuadrës së Ståle Solbakken.

Megjithatë, reagimi i Anglisë ishte i menjëhershëm.

Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Jude Bellingham i barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer ekuilibrin para pushimit.

Pjesa e dytë solli raste në të dyja anët, ndërsa Norvegjisë iu anulua një gol pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull të Erling Haaland në ndërtimin e aksionit.

Edhe Anglia e pati një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, duke bërë që sfida të shkonte në vazhdime.

Hero i mbrëmjes u bë sërish Jude Bellingham, i cili në minutën e 93-të përfitoi nga një gabim i portierit Ørjan Nyland dhe e realizoi golin e dytë personal, duke e vulosur fitoren 2-1 të Anglisë.

Me këtë sukses, Anglia e siguron një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, ku do të përballet me fituesin e sfidës mes Argjentinës dhe Zvicrës, ndërsa rrugëtimi historik i Norvegjisë përfundon në çerekfinale.