Publikoi video duke vozitur 197 km/h, Policia gjobit shoferen me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje

Policia e Kosovës, e ka gjobitur një shofere që ka vozitur 197 km/h në zonën ku lejohej 130 km/h. Përmes një video-incizimi të publikuar në rrjete sociale që është bërë viral, Policia ka identifikuar shofer­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­en dhe e ka gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me…

Lajme

13/07/2026 11:23

Policia e Kosovës, e ka gjobitur një shofere që ka vozitur 197 km/h në zonën ku lejohej 130 km/h.

Përmes një video-incizimi të publikuar në rrjete sociale që është bërë viral, Policia ka identifikuar shofer­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­en dhe e ka gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

“Në bazë të video incizimeve të publikuara në rrjetet sociale, Njësia për Kontrollin e Autostradave ka arritur që të identifikoj shoferin i cili me automjetin e tij ka tejkaluar shpejtësinë e kufizuar në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 130 km/h ka drejtuar automjetin me shpejtësi 197 km/h , i njëjti është gjobitur me 300 €,  3 pikë negative dhe 3 muaj  i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftim të Policisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: