Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen edhe pjesëtarë nga Kosova
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, kanë nisur një operacion në lumin Mat në Shqipëri. Dyshohet se të njëjtit janë në kërkim të trupit të Erkin Likës, i cili dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit. Sipas informacioneve paraprake, Lika ndodhej në zonë së bashku…
Lajme
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, kanë nisur një operacion në lumin Mat në Shqipëri.
Dyshohet se të njëjtit janë në kërkim të trupit të Erkin Likës, i cili dyshohet se ka humbur jetën teksa ishte në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.
Sipas informacioneve paraprake, Lika ndodhej në zonë së bashku me grupin, ndërsa dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.