Kuzhinieri një-vjeçar që ka 1.3 milion ndjekës në Instagram

Një vogëlush një-vjeçar po bën bujë nëpër rrjetet sociale.

Fun

24/05/2020 16:47

“Chef Kobe” më pëlqen “të gatuajë, hajë dhe eksplorojë në kuzhinë”, janë fjalët që bien në sy në biografinë e tij në llogarinë e Instagram-it, transmeton lajmi.net.

Në videot që ngarkohen në internet nga prindërit e tij, Kobe shfaqet duke ndihmuar në përgatitjen e ushqimeve.

Nëna e tij, Ashley Wian, i tha CNN-it se videot filluan si formë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.

“Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe preferon të bëjë në shtëpi. Ai e dashuron atë që e bën”, tha ajo.

Kuzhinieri një-vjeçar ka përreth 1.3 milion ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CAMDJvTBCPu/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/CATuOAgh5gA/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/B_5_W0KhadD/?utm_source=ig_embed