Momente prekëse të një burri që filloi të qajë kur takon gomarin e tij pas dy muajve në izolim
Gomari dhe pronari fillojnë të qajnë kur takohen pas dy muajve që ishin në izolim në Spanjë.
Fun
Ismael Fernández nuk mund të priste më gjatë që të vizitonte fermën e familjes në Malaga këtë javë pas izolimit nga COVID-19, transmeton lajmi.net.

Do të thotë që 38-vjeçari nuk do të vizitonte vetëm vëllain e tij, por edhe kafshën e tij të preferuar, gomarin Baldomera.
Në video shihet momenti prekës i gomarit dhe pronarit që fillojnë të qajnë kur takohen pas dy muajve, kjo sepse i mungonin njëri tjetrit.

Fernández shkroi në Facebook: “Nuk jam i turpëruar që ju më dëgjoni duke qarë sepse këtu është një dashuri e papërshkrueshme”.
Video është bërë virale dhe është shpërndarë mijëra herë. /Lajmi.net/
