Bale kontribuoi aq sa priste Zidane – ASGJË

Zinedine Zidane nuk e dëshiroi Gareth Bale për projektin e tij të ri të Real Madrid, por trajneri u la pa asnjë zgjedhje pasi negociatat e uellsianit me Jiangsu Suning dështuan.

Sport

05/04/2020 23:35

Francezi tha në korrik se nuk e do lojtarin, por kur ishte akoma në klub ai ofroi një ndihmesë dhe madje startoi me Bale në ndeshjen hapëse të sezonit.

Pas disa golave kundër Villarreal në raundin e tretë të ndeshjeve, Bale ndaloi së kontribuuari, përcjell lajmi.net.

Lojtari me fitimin më të lartë të Real Madrid nuk ka shënuar asnjë gol në La Liga që nga 1 shtatori, dhe për sezonin e dytë radhazi ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë.

Ky sezon ka pasur edhe dramën e tij, nga dëmtimi që askush nuk di asgjë, për banerin “Uells, Golf, Madrid” dhe mungesën e tij në Superkupën e Spanjës.

Bale nuk ka qenë i trembur kur flet për pakënaqësinë e tij, dhe as nuk shihet se ka solidaritet me shokët e tij të skuadrës dhe ai rregullisht largohet nga stadiumi herët kur nuk është në skuadrën e ndeshjes.

Zidane ka mbetur të bëjë bast për këdo përveç Bale, i cili ka kontribuar saktësisht atë që pritej prej tij – ASGJË. /Lajmi.net/