Rashica publikon foto duke e shikuar Kosovën

Pasi shënoi një gol të bukur në fitoren 3:1 të Werder Bremen në miqësore kundër Hannover, Milot Rashica ka gjetur kohë për të shikuar Kombëtaren e Kosovës, në sfidën kundër Suedisë.

Sport

12/01/2020 16:48

Kosova po zhvillon miqësore me Suedinë në Doha të Katarit, dhe pjesa e parë ka përfunduar 0-0.

Milot Rashica, i cili nuk është ftuar te Kosova shkaku i angazhimeve te Werder Bremen, po shikon këtë ndeshje, sigurisht duke ndjerë mungesën e ndeshjeve të kombëtares.

Ai në Instagram, ka postuar një ‘Instastory’, duke shikuar ndeshjen Kosovë – Suedi./Lajmi.net/