Silva flet për De Bruyne: Jemi me fat që e kemi
David Silva ka dhënë disa komente për shokun e tij të skuadrës, Kevin De Bruyne.
Sport
De Bruyne ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Manchester City gjatë viteve të fundit, anash David Silva, magjia e të cilit nuk po zbehet as me vitet që po i shtohen mbi supe.
Paraqitjet e belgu nën urdhrat e Guardiolas kanë qenë mahnitëse, madje ai tashmë konsiderohet si një nga më të mirët në botë në pozitën e tij. Një mendim të ngjashëm ka edhe Silva.
“Kevin është lojtar fantastik – ne jemi shumë me fat që e kemi atë” ka thënë Silva, transmeton lajmi.net.
“Ai do të jetë nga lojtarët që do të bëjë hap të madh përpara, sepse ai është më i eksperiencuari në një skuadër të re” ka shtuar spanjolli.
“Me kohën që po kalon, koha e tij po afron” ishin fjalët e Silva.
David Silva ka bërë të ditur se në fund të këtij sezoni do t’i jap fund aventurës së tij të gjatë me skuadrën e Man City. /Lajmi.net/