‘Kokëdhimbje’ për Guardiolan, tjetër lojtar përfundon në infermieri
Pep Guardiola ka frikë se Manchester City mund të jetë pa Rodri deri në një muaj pasi ai pësoi një dëmtim të muskujve gjatë fitores 5-1 ndaj Atalanta në Ligën e Kampionëve.
Sport
Spanjolli, i cili u bë transferimi rekord i kampionëve të Premierligës kur u bashkua nga Atletico Madrid në korrik, u vendos në qendër të mbrojtjes së bashku me Fernandinho për herë të dytë në hapësirën e një jave të martën.
Pasi e ndihmoi skuadrën e Guardiolës të mbante portën e paprekur në fitoren 2-0 ndaj Crystal Palace të shtunën, trajneri i City përsëri shkoi me dyshen e mesfushës në qendrën e mbrojtjes, me John Stones që mbeti në stol, transmeton lajmi.net.
“Sot ne do të dimë”, tha menaxheri i Cityt Guardiola. “Shpresojmë që [Rodri të mungojë] midis 10 ditësh nëse nuk ka pësuar ndonjë thyrje”.
“Nëse është thyer, do të jenë tre javë ose një muaj”.
“Është lëndim i muskujve, duket ashtu. Kur një djalë vrapon dhe vendos dorën në pozicionin shtrëngues, është muskuli”. /Lajmi.net/